Në Irlandën e Veriut u hap samiti i 39-të i Grupit ndërkombëtar joformal, por me ndikim të madh të Tetëshes ("G-8"). Rusia përfaqësohet në të nga Presidenti Vladimir Putin.

"Tetëshja e Madhe" është një forum jozyrtar i liderëve të vendeve më të zhvilluara demokratike: Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë, SHBA-së, Francës dhe Japonisë. Samitet e "G-8" zhvillohen sipas radhës në vendet partnere, ndërsa shteti, ku mbahet samiti në nivelin më të lartë, merr presidencën e forumit gjatë gjithë vitit kalendarik.