Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Martin Kuba u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike Qytetare të Republikës Çeke.

Më parë Martin Kuba ka mbajtur postin e Zëvendëskryetarit të parë të Partisë Demokratike Qytetare. Ai tha se "në parti ka shumë kandidatë të denjë për të zënë vendin e Kryeministrit". Megjithatë ai nuk pranoi të bëjë me dije nëse ka propozuar apo jo Partia Demokratike Qytetare kandidaturën e ndonjë politikani konkret për postin e kryeministrit.