Konkursi "Miss Universe" këtë vit do të zhvillohet në kryeqytetin rus, thuhet në faqen e Internetit të organizatorëve të evenimentit në fjalë.

Konkursi i bukurisë do të zhvillohet më 9 nëntor në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë. Çmimi i biletave dhe koha e zhvillimit të konkursit nuk janë bërë ende të ditura.

Aktualisht titulli "Miss Universe" i përket qytetares amerikane Olivia Culpo.