Gjykata Penale e Iranit thirri Presidentin që po largohet nga posti i tij, Mahmoud Ahmadinejad, me padi të Kryetarit të Parlamentit, Ali Larijani, thuhet në një deklaratë të publikuar të hënën në faqen e Internetit të qeverisë së vendit.

Arsyeja e thirrjes në gjyq, sipas versionit të mediave, mund të jetë përkeqësimi i marrëdhënieve të Presidentit me Kryetarin e Kuvendit, Ali Larijani.

Siç u njoftua, marrëdhëniet midis qeverisë dhe parlamentit të vendit janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit e fundit të presidencës së Mahmoud Ahmadinejad dhe madje kanë çuar deri në konfrontim të hapur.