Të hënën Kryeministri çek Petr Neças i paraqiti kërkesën zyrtare për dorëheqjen e vet Presidentit të Republikës Çeke Millosh Zeman pas skandalit që plasi lidhur me bashkëpunëtorët më të afërt të Kryetarit të qeverisë.

Sipas kushtetutës së vendit, Neças do të qëndrojë në postin e Kryeministrit deri në formimin e Kabinetit të ri të Ministrave. Ditën e hënë Neças dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Qytetare në pushtet.