Koreja e Veriut ka përqendruar në afërsi të vijës kufitare me Korenë e Jugut në Detin e Verdhë motoskafë super të shpejtë desanti, të cilët mund të lundrojnë gjysmë të zhytur apo të zhytur plotësisht nën ujë, njoftoi të hënën gazeta e Seulit "Chosun Ilbo".

Seuli nuk përjashton mundësinë e përgatitjes nga Pheniani mund të ndonjë operacioni ushtarak në Detin e Verdhë. Në afërsi të kësaj vije kufitare detare më parë kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur përleshje midis motoskafëve luftarakë të Veriut dhe Jugut.