Kryesia e lëvizjes palestineze “Hamas” i bëri thirrje të hënën lëvizjes shiite libaneze "Hezbollah" të ndalë pjesëmarrjen në konfliktin sirian dhe të përqëndrohet në luftën kundër Izraelit.

"Ne i bëjmë thirrje "Hezbollah" të tërheqë trupat nga Siria dhe të përqëndrohet në luftën kundër armiqve sionistë", - shkruajti në faqen e tij në rrjetin social Facebook një nga anëtarët e lartë të kryesisë së “Hamas”, Mousa Abu Marzook.