Propozimi i Koresë së Veriut për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës "ka karakter krejtësisht demagogjik dhe është i llogaritur kryesisht për efekt propagande". Këtë mendim shprehu Drejtori i Programeve Koreane të Institutit të Ekonomisë të Akademisë Ruse të Shkencave, Georgi Tolloraja, në një bisedë me gazetarët.

"Propozimi i Phenianit duket i bukur, por ndonjë përmbajtje të veçantë nuk ka, - konstatoi Georgi Tolloraja. - Për fat të keq përparim i shpejtë në këtë fushë nuk duhet pritur".

Duke komentuar njoftimin mbi përqendrimin në vijën kufitare me Korenë e Jugut të anijeve të desantit të Koresë së Veriut, eksperti vuri në dukje se Pheniani le të kuptojë se është i mundur një përkeqësim i ri i situatës.