Sot ministrat e jashtëm të Britanisë dhe Ekuadorit zhvilluan një takim në lidhje me fatin e themeluesit të "WikiLeaks", por takimi në fjalë bëri vetëm që "diplomatët të bien dakord për të ngritur një grup të posaçëm pune për të gjetur një zgjidhje diplomatike të situatës me Assange". Kështu thuhet në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme britanike.

Assange ka rreth një vit që jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ky vend i i ka dhënë atij azil politik. Britania dëshiron ta dërgojë themeluesin e website-it "WikiLeaks" në Suedi, ku ai është i akuzuar për krime me karakter seksual.