Punonjësit civilë të Shtabit të komandës së unifikuar të forcave të NATO-s në Evropë bllokuan hyrjet në bazën ushtarake të NATO-s në rrethinat e qytetit belg, Mons.

Grevistët shprehin shqetësimin e vet serioz në lidhje me fatin e tyre pas 1 janarit të vitit 2014, kur sigurimi financiar do të transferohet nga NATO tek qeveria federale e Belgjikës.

Organizatorët e grevës druhen se si rezultat i kësaj të paktën 1/3 e personelit do të humbasë punën, dhe në lidhje me këtë duan të marrin garanci për sigurimin financiar prej autoriteteve belge.