Autoritetet turke janë të gatshme, nëse do të jetë e nevojshme, të përdorin ushtarakët për të shpërndarë pjesëmarrësit e protestave antiqeveritare, deklaroi të hënën Zëvendëskryeministri i vendit Bulent Arinç.

"Policët do të përdorin të gjitha mundësitë e tyre ligjore (për të parandaluar trazirat). Në qoftë se kjo do të rezultojë e mjaftueshme, atëherë në qytete mund të përdoret edhe ushtria. Kjo duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve lokale", - tha ai gjatë një fjalimi në televizion.