Presidenti sirian Bashar Al-Assad paralajmëroi BE-në lidhur me furnizimin e rebelëve sirianë me armë, duke deklaruar se kjo do të ketë si pasojë "eksportimin e terrorizmit" në Europë.

Sipas fjalëve të Presidentit sirian, dërgesat e armëve nga Europa militantëve në Siri do të çojnë në forcimin e "celulave terroriste të Evropës". "Europa për këtë (furnizimin e kryengritësve me armë) do ta paguajë shtrenjtë... Terroristët që kanë fituar përvojë ushtarake dhe të armatosur me ideologjinë ekstremiste do të kthehen mbrapsh (në Europë)", - mendon Assad.