Organizatori i rrjedhjes së të dhënave mbi punën e shërbimeve sekrete të SHBA-së, ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden, në një intervistë me gazetën kineze "The South China Morning Post", rrëfeu se qytetarët kinezë, si dhe organizatat në Kinë dhe Hong Kong, kanë qenë subjekt survejimi nga ana e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në kuadër të programit sekret PRISM që nga viti 2009. Si dëshmi faktike të fjalëve të tij Snowden u vuri në dispozicion gazetarëve disa dokumente. Ai gjithashtu njoftoi se ka ndërmend të luftojë për të drejtën e vet, për të qëndruar në Hong Kong, pavarësisht ekstradimit dhe gjyqit që i kërcënohet në Shtetet e Bashkuara.