Modeli i ri i anijes së pilotuar kozmike do të prezantohet në Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit dhe kozmonautikës "MAKS", i cili do të zhvillohet në muajin gusht në qytetin e Zhukovskij pranë Moskës, njoftoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë - “Roskozmos” Vladimir Popovkin.

Bëhet fjalë për maketin e një anije kozmike, e cila do të fluturojë në vitin 2018.

Popovkin theksoi se sfida e tanishme është një kombinim i kapaciteteve njerëzore me nevojat e shkencës, për çka “Roskosmos” po kryen aktivisht zhvillimin e programeve në bashkëpunim me Akademinë Ruse të Shkencave.