Asistenti i Presidentit Juri Ushakov, pas deklaratave të autoriteteve amerikane mbi synimin e furnizimit me armë të opozitës siriane, njoftoi se momentalisht çështja e zbatimit të kontratës mes Rusisë dhe Sirisë për furnizimin e komplekseve "S-300" nuk shtrohet për diskutim.

Më parë Presidenti rus Vladimir Putin pati thënë se marrëveshja mes Rusisë dhe Sirisë për furnizimin me sistemet e mbrojtjes kundërajrore "S-300" nuk është zbatuar ende.

Autoritetet amerikane njoftuan rreth planeve për furnizimin me armë të opozitës siriane. Shtëpia e Bardhë deklaroi se kjo është një kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e autoriteteve të Sirisë.