Rusia do të forcojë kapacitetet e veta në sektorin e kozmonautikës, duke përfshirë edhe aspektin e zhvillimeve shkencore, deklaroi sot Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi kushtuar 50-vjetorit të fluturimit në kozmos të gruas së parë kozmonaute, Valentina Tereshkova.

"Ne tani jemi të angazhuar në ndërtimin e kozmodromit të ri kombëtar "Vostoçnij". Ky është një projekt i madh, jo vetëm një platformë për lëshimin e aparateve kozmike, por një qytet i tërë shkencor. Jam i sigurtë se ky do të jetë një hap i qenësishëm dhe serioz në veçanti në zhvillimin e kozmonautikës dhe në zhvillimin e të teknologjive të larta në Rusi në tërësi", - theksoi Presidenti Putin.