Policia çeke ka shpallur akuzat kundër 7 të arrestuarve pas kontrolleve në institucionet publike dhe private. Sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, ngjarja ka të bëjë me fushatën e luftës kundër korrupsionit.

Një ditë më parë policia çeke arrestoi si të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme disa politikanë të shquar, anëtarë të Partisë Demokratike Qytetare në pushtet.

Nga ana tjetër mediat njoftuan se operacioni antikorrupsion i policisë çeke kishte 2 vjet që përgatitej. Në këtë operacion u përfshinë 400 efektivë të policisë.