Partia opozitare Social Demokratike e Çekisë do të përpiqet t’i paraqesë një votë mosbesimi qeverisë, nëse Kryeministri Petr Necas nuk jep dorëheqjen me iniciativë personale, deklaroi të premten një përfaqësues i partisë.

Kërkesa e opozitarëve ka të bëjë me kontrollet e kohëve të fundit në institucionet shtetërore dhe me arrestimet për dyshimet e përfshirjes në aktivitete të paligjshme të disa politikanëve të shquar, anëtarë të Partisë Demokratike Qytetare në pushtet.