Një prezantues radioje në Australi u pushua nga puna, pasi u përpoq të mësonte nga Kryeministrja e vendit, Julia Gillard, se cilit orientim seksual i përket partneri i saj.

Howard Sattler, i njohur për faktin e të qenit një njeri i prerë, hamendësoi se partneri seksual i Gillard, me të cilin ajo jeton prej rreth 7 vitesh, Tim Mathieson, në fakt, është një homoseksual, pasi më parë ai kishte punuar si parukier.

Kryeministrja e përgënjeshtroi këtë hamendësim si një informacion qesharak.