Në një traget, i cili po transportonte më shumë se 250 pasagjerë nëpër Detin Egje, ra zjarr, njoftoi Roja bregdetare e Greqisë.

Zjarri shpërtheu në kohën kur trageti i quajtur "Nissos Mykonos" po ndiqte itinerarin e lundrimit midis ishujve të Icaria dhe Samos.

Aktualisht nuk ka asnjë njoftim për persona të lënduar. Drejt tragetit të mbetur në mëshirë të fatit janë nisur tashmë ekipet e shpëtimit.