Parlamenti i Nikaraguas miratoi ligjin që i jep koncesion për ndërtimin e një kanali midis Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Atlantik në territorin e saj kompanisë kineze HK Nicaragua Canal Development Investment Co.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për realizimin e projektit do të nevojiten 40 miliardë $ dhe si minimum 11 vjet. Gjithsej duhen gërmuar rreth 200 rrugë. Kanali i Nikaraguas do të jetë më i thellë, më i gjerë dhe më i gjatë se Kanali i Panamasë dhe do të mundësojë kalimin e anijeve me dyfishin e tonazhit.

Ende nuk është përzgjedhur vendi se ku do të kalojë kanali si dhe nuk është bërë vlerësimi i ndikimit të projektit në mjedis.