Ka njoftime se sot më 14 qershor në qytetin rus të Uljanovsk, në ndërtesën e TEC-it lokal, ka buçitur një shpërthim i fuqishëm. Ndërkohë, Departamenti Qendror i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të qarkut të Uljanovskut konfirmon se nuk ka patur asnjë shpërthim, ndërsa zhurma që dëshmitarët e kanë marrë për një shpërthim, ishte në fakt një kërcitje që ndodh kur vihet në punë kaldaja.

Sipas fjalëve të një përfaqësuesi të TEC-it nuk ka viktima, të lënduar apo shkatërrime. Kurse sipas disa të dhënave të tjera, shpërthimi ishte kaq i fuqishëm sa që vala goditëse e tij theu xhamat e dritareve të ndërtesës së ndërmarrjes.

Punonjësit e TEC-it konfirmojnë se nuk ka patur asnjë katastrofë teknogjene dhe se procesi teknologjik nuk është ndaluar.