"Ne mirëpresim ardhjen e paqeruajtësve rusë në Lartësitë e Golanit pa asnjë klauzolë", - deklaroi Zv. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad në një intervistë për gazetarët rusë.

Javën e kaluar Rusia propozoi dërgimin në vijën e ndarjes mes Izraelit dhe Sirisë në Lartësitë e Golanit paqeruajtësit e vet, pasi Austria mori vendimin të tërheqë kontigjentin e saj të trupave paqeruajtëse për shkak të kërcënimit që i kanoset sigurisë tyre. Trupat e tyre i tërhoqën gjithashtu edhe Kroacia, Kanadaja dhe Japonia.

Të mërkurën Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se nuk kishte dëgjuar ndonjë koment negativ rreth propozimit të Federatës Ruse.