Aktivistet e lëvizjes "Femen" organizuan një protestë gjatë një evenimenti me pjesëmarrjen e Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel. 4 vajza u zhveshën deri në bel dhe filluan të bërtisnin, duke përsëritur sloganin “Lironi Femen” në momentin, kur Merkel mbërriti në pritjen e organizuar nga Aleanca e producentëve gjermanë.

Rojet i shtynë aktivistet e lëvizjes dhe i larguan ato nga territori, ku po zhvillohej aktiviteti.

Aktivistet u shprehën në këtë mënyrë në mbrojtje të anëtareve të Femen, të dënuara në Tunizi me 4 muaj burg.