Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paraqiti sot përpara qeverisë mesazhin në lidhje me politikën buxhetore për vitet 2014-2016. Në të Kryetari i shtetit parashtroi strategjinë e ndërtimit të buxhetit të shtetit për 3 vitet e ardhshme.

Dokumenti në fjalë është i dyti për nga rëndësia pas mesazhit vjetor të Presidentit të Rusisë drejtuar Asamblesë Federale, i cili përfshin të gjitha sferat e zhvillimit të vendit.

Si pikësynim të politikës buxhetore Vladimir Putin parashtroi përshpejtimin e rritjes ekonomike. Presidenti, ndër të tjera, deklaroi se Rusia do të vazhdojë të inkurajojë bizneset vendase dhe të huaja për investimin e të ardhurave në krijimin e prodhimeve të reja në vend.