Stërvitjet antiterroriste me pjesëmarrjen e ushtarakëve të Rusisë dhe Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës do të zhvillohen në poligonin Çebarkulsk të rajonit Çeljabinsk të Rusisë në fillim të gushtit.

Sot delegacioni i ushtarakëve nga Kina vizitoi bazën ushtarake ruse Shagol në Çeljabinsk. Gjatë vizitës ushtarakët kinezë diskutuan me homologët e tyre rusë përgatitjen e zhvillimit të manovrave, u njohën me aerodromin, qytetin ushtarak dhe verifikuan përputhshmërinë e pajisjeve ruse të mbështetjes tokësore të fluturimeve me karakteristikat teknike të teknikës së tyre të aviacionit.