Stacioni hekurudhor në qytetin rus të Kurskut u evakuua sot në mëngjes për shkak të një telefonate anonime që konfirmonte vendosjen e një bombe, njoftoi shërbimi për shtyp i Departamentit të Transportit të Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme.

Një i panjohur njoftoi se në ndërtesën e stacionit të trenit ishin vendosur 13 kg tritol.

Tani në vendngjarje po punojnë punonjësit e policisë së transportit, ekspertët e Ministrisë së Situatave të Jashtzakonshme dhe FSB-ja. Po kryhet një kontroll i plotë i ndërtesës. Gjithashtu po punohet për identifikimin e telefonuesit.