Në shtetin amerikan të Michigan buçiti një shpërthim në ndërmarrjen e kompanisë së naftës dhe gazit West Bay Exploration, pasi një kamion u përplas me gazsjellësin. Si pasojë e aksidentit në fjalë u lëndua shoferi i kamionit. Incidenti ndodhi në qytetin e Leoni Township.

Për shkak të shpërthimit në ndërmarrje është pezulluar pjesërisht puna. Sipas fjalëve të zjarrfikësve për punonjësit e saj nuk ka asnjë rrezik.

Zjarri që ra në ndërmarrje u arrit të shuhet shpejt. Shoferi i kamionit u dërgua me helikopter në spitalin e Universitetit të Michigan-it me djegie të rënda.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimin e incidentit.