Aeroporti moskovit "Sheremetievo" u shpall aeroporti më i mirë në Europë në aspektin e shërbimit të pasagjerëve. Ky vendim u morr nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve pas përfundimit të studimeve të kryera në kuadrin e programit ASQ Awards, i cili merr në konsideratë përshtypjet e pasagjerëve bazuar në 37 parametra kryesorë.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit aeroportit fitues u mbajt në Stamboll, ku përfaqësuesit e aeroportit "Sheremetievo" thanë se kanë bërë përpjekjet maksimale "për të sjellë cilësinë e shërbimit në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare".

Në vitin 2011 "Sheremetievo" hyri në dhjetëshen e aeroporteve më të mira europiane.