Ekonomia e Rusisë dhe e vendeve të BRICS është duke u zhvilluar më shpejt se ajo globale. Një përfundim i tillë përmbahet në raportin e Bankës Botërore.

Organizata llogariti se në qoftë se këtë vit ekonomia globale do të rritet me rreth 2.2%, ekonomia e Rusisë - me 2.3%. Në 2 vitet e ardhshme diferenca midis tyre do të rritet edhe më shumë.

Banka Botërore paralajmëroi gjithashtu edhe për rënien e çmimeve të naftës. Këtë vit ato mund të bien me 2.5%, ndërsa vitin tjetër - edhe me 1% më shumë. Në këtë mënyrë një fuçi "ar i zi" do të kushtojë 102 $ këtë vit dhe pak më shumë se 100 dollarë vitin e ardhshëm.