Në Çeki rreth 400 efektivë të njësisë së policisë për luftën kundër krimit të organizuar po kryejnë kontrolle dhe konfiskime të dokumenteve në disa dikastere federale, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Një grup i efektivëve të policisë aktualisht ndodhet në ndërtesën e Qeverisë, njoftuan mediat vendase.

Sipas informatave të mediave, janë arrestuar disa zyrtarë dhe politikanë të lartë, duke përfshirë edhe Kreun e Sekretariatit të Kryeministrit Petr Necas - Jana Nagiova.

Operacioni po kryhet në fshehtësi të plotë. Ende nuk ka patur asnjë konfirmim të ndërmarrjes së operacionit në fjalë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë çeke.