Siç theksoi në konferencën për shtyp në Paris Zëvendëskryeministri rus Arkadi Dvorkoviç, në procesin e promovimit të aplikimit të Ekaterinburgut për pritjen e Expo 2020 u detajua plani i aktiviteteve, u bë e qartë se si do të duken pavijonet, si do të organizohet Expo-Park. Gjithashtu u forcua edhe mbështetja politike e aplikimit rus si rezultat i përfshirjes së Presidentit të Rusisë në këtë proces. Po përpunohet me imtësi tema kryesore - Intelekti Global (angl. Global Mind).

Pas disa javësh në Ekaterinburg do të zhvillohet një simpozium rreth aplikimit, në të cilin do të marrë pjesë Kryeministri rus Dimitri Medvediev.