3 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave pranë kryeqytetit të Argjentinës - Buenos Aires.

Aksidenti ndodhi në periferinë perëndimore të kryeqytetit argjentinas. Në vendngjarje po punojnë tani ekipet e shpëtimit, të cilët po kryejnë evakuimin e pasagjerëve nga vagonat e deformuar të trenave.