Më 12 qershor në shtetet amerikane të Florida-s dhe Texas u ekzekutuan 2 dënime me vdekje. Ekzekutimet u bënë nëpërmjet injeksionit vdekjeprurës.

Në Florida u ekzekutua 58-vjeçari William Van Poyk, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e një roje burgu, të kryer në vitin 1987. Gjatë kohës së qëndrimit në burg Van Poyk shkroi tre libra dhe hapi blogun e tij në Internet.

Në Texas u ekzekutua Elroy Chester, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e pesë personave në vitin 1998. Gjykata gjithashtu e shpalli fajtor Chester për 3 përdhunime dhe 25 grabitje.

Në vitin 2012 në SHBA u ekzekutuan 43 dënime me vdekje.