Sot në Moskë starton forumi ndërkombëtar "Njëzetëshja Civile" (Civil 20), në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile të vendeve të "Njëzetëshes së Madhe" ("G-20"). Këto forume zakonisht zhvillohen në vendet që kanë presidencën në "G-20".

Qëllimi i "Njëzetëshes Civile" është "dialogu produktiv i shoqërisë civile, politikanëve dhe vendim-marrësve mbi bazë të prioriteteve të shprehura në axhendën zyrtare të presidencës ruse".

Në përputhje me rekomandimet e "Civil 20" mund të bëhen ndryshime në komunikatën përmbyllëse të liderëve të vendeve të "G-20".