Ndërtimi i bazës ajrore ruse në Bjellorusi nuk duhet të shkaktojë kurrfarë reagimi negativ nga ana e vendeve të tjera, deklaroi për gazetarët Sekretari i Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë, Grigori Rapota.

"Kjo është diçka krejtësisht normale. Ky lloj integrimi ekziston edhe në Europën Perëndimore në një formë apo në një tjetër dhe askush nuk vë në diskutim çështjen e ligjshmërisë së këtyre gjërave. Duhet njohur e drejta për konsolidim", - tha Sekretari i Shtetit.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se në Bjellorusi planifikohet të vendoset një bazë ajrore dhe që në vitin 2013 këtu mund të dislokohet komanda dhe gjuajtësit e parë patrullues. Në vitin 2015 pritet vendosja atje e regjimentit të aviacionit.