0Që në fillim të fjalës së tij Presidenti konfirmoi - kursi për rritjen e pjesës së shpenzimeve për sferën e arsimit, shkencën, infrastrukturën, sferën sociale dhe promovimin e aktivitetit të sipërmarrësisë mbetet në fuqi. Dhe jo thjesht për rritjen e shpenzimeve, por për ndërlidhurinë e rritjes së shpenzimeve me rritjen ekonomike dhe të ardhurat buxhetore.

Vladimir Putin ka udhëzuar analizimin edhe një herë të të gjitha programeve shtetërore me marrjen parasysh të burimeve në dispozicion. Gjatë kësaj Presidenti theksoi se në lidhje me reformën e pensioneve të gjitha vendimet e nevojshme duhet të merren që këtë vit. Formula e pensionit duhet të parashikojë lidhjen e përmasës së pensionit me stazhin e punës dhe pagën, ndërsa pjesa e financuar, e akumuluar e pensionit prej çdonjërit do të ruhet, deklaroi Vladimir Putin.

Me sistemin e pensioneve janë lidhur shpresa të mëdha. Si rezultat i reformimit ai jo vetëm që duhet të pushojë së qëni një barrë për buxhetin, por dhe do të fillojë të furnizojë me investime afatgjata ekonominë. Për këto objektiva do të drejtohen kursimet pensionale dhe mjetet e Fondit Kombëtar të Mirëqënies, por me respektimin e detyrueshëm gjatë kësaj të kushtit të kthimit të tyre dhe ushtrimit të kontrollit të rreptë. Fjalë mund të bëhet për qindra miliarda rubla, theksoi Presidenti.

- Ne duhet të përdorim mekanizma suplementarë për të nxitur, stimuluar ndjeshëm rritjen ekonomike. Ndër të tjera edhe për llogari të zhvillimit të infrastrukturës. Fjalë bëhet mbi përdorimin për financimin e projekteve infrastrukturore të burimeve të Fondit Kombëtar të Mirëqenies dhe të kursimeve pensionale.

Sa i përket politikës fiskale, në lidhje me këtë Presidenti deklaroi si vijon: “Primet e sigurimit që përdoren, ndër të tjera edhe për formimin e pensioneve, nuk duhet t’i nënshtrohen rritjes.

- Ne duhet të ruajmë medoemos normën bazë të primeve të sigurimit për biznesin në nivelin aktual. Nuk mund të zgjidhen problemet e sistemit të pensioneve për llogari të rritjes së barrës së taksave mbi biznesin, shtypjes së veprimtarisë sipërmarrëse dhe rritjes ekonomike.

0Bashkë me këtë Presidenti konfirmoi - mallrat luksoze do të jenë subjekt i tatimeve të rritura (të larta), ndërsa transferimi i fitimit në zonat offshore do t’i nënshtrohet kufizimeve. Por për ata që shprehen të gatshëm për të investuar në biznes paratë e fituara në Rusi janë parashikuar mekanizmat që duhet të kontribuojnë në zhvillimin e veprimtarisë sipërmarrëse.