Informacioni mbi përdorimin e armëve kimike në Siri do të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, që do të zhvillohen javën e ardhshme në margjinat e Samitit të "Tetëshes së Madhe" në Britaninë e Madhe, njoftoi Ambasadori amerikan në Moskë, Michael McFaul.

McFaul rrëfeu gjithashtu rreth hetimeve të shpërthimeve në Boston: "Që nga momenti kur ndodhi tragjedia në Boston ne vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë të pandërprerë me autoritetet ruse. Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe jemi shumë të kënaqur me nivelin e mbështetjes që marrim nga ana e palës ruse".

Më 15 prill 2 shpërthime buçitën në finishin e Maratonës ndërkombëtare në Boston.