Kompanitë ruse "Rosneft" dhe "Lukoil" morrën licencën për nxjerrjen e hidrokarbureve në shelfin kontinental norvegjez të Detit Barenc.

"Rosneft" do të bashkëpunojë me partnerin e saj norvegjez - koncernin shtetëror "Statoil". "Lukoil" në pjesët e veta të shelfit do të bashkëpunojë me kompaninë britanike "Centrica", norvegjezen "North Energy", suedezen "Lundin Petroleum" dhe atë italiane "Edison".

Nxjerrja e gazit dhe naftës në territoret e parashikuara do të fillojë pas 10-15 vitesh.