Policia e Los Angeles publikoi fotografitë e bëra në dhomën e gjumit të Mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, menjëherë pas vdekjes së tij më 25 qershor të vitit 2009.

Në këto fotografi duket se komendina afër krevatit të Michael Jackson është e mbushur plot me kuti ilaçesh, kryesisht me qetësuesin e fuqishëm - propofol. Në dhomën e gjumit gjetën gjithashtu edhe një listë të farmacive më të afërta që punojnë 24 orë.

Përveç kësaj, në dhomë bashkëpunëtorët e policisë kanë vënë re një aparat serumi dhe balona me oksigjen, ndërsa në një tavolinë në tualet - disa fotografi të miturish, të cilat, me sa duket, nuk kanë asnjë lidhje me Michael Jackson apo familjen e tij.