Komiteti Organizativ "Soçi-2014" bëri publike rezultatet e para të konkursit të hapur të kolektivave krijuese, i cili po zhvillohet në kuadër të Olimpiadës Kulturore "Soçi-2014 " me qëllim përzgjedhjen e grupeve dhe artistëve më të mirë, nga vendet pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike, për të performuar në Soçi. Organizatorët e konkursit kanë marrë më shumë se 400 aplikime nga 37 rajone të Rusisë dhe 15 vende të huaja.

Projekti është unik për faktin se në të mund të marrë pjesë kushdo që dëshiron të demonstrojë talentin e tij pothuajse çdo zhanër.

Përzgjedhja zhvillohet në dy faza: së pari përdoruesit e Internetit, duke votuar në faqen zyrtare të konkursit - http://culture.sochi2014.com/contest/ përcaktojnë 100 finalistë, ndërsa pastaj Këshilli i Ekspertëve do të përzgjedhë 3 fitues. Finalistët e konkursit do të performojnë me numrat e tyre në Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014.