Nga data 18 deri më 20 qershor Flota Veriore e Federatës Ruse, nën udhëheqjen e Komandës Qendrore të Flotës Ushtarake Detare, do të zhvillojë stërvitjet e forcave të kërkimit dhe shpëtimit me qëllim kërkimin dhe dhënien e ndihmës nëndetëseve që ndodhen në fund të detit nëpërmjet aparateve nënujore. Ndërkohë do të praktikohen edhe taktikat e ofrimit të ndihmës anëtarëve të ekuipazhit që kanë arritur të dalin vetë nga nëndetësja e mbytur, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

"Gjatë gjithë historisë së saj bashkëkohore Flota Ushtarake Detare e Rusisë nuk ka zhvilluar ende operacione të tilla kërkimi dhe shpëtimi", - deklaruan në Flotën Ushtarake Detare ruse.