3 anëtarët e ekuipazhit të anijes së pilotuar kozmike kineze "Shenzhou-10", pas ankorimit të suksesshëm të kryer në mënyrë automatike, hynë në modulin laboratorik "Tiangong-1", njoftoi Qendra e monitorimit të fluturimeve kozmike e Pekinit.

Pak më herët u njoftua se anija kineze "Shenzhou-10" me 3 astronautë në bord u ankorua me modulin laboratorik "Tiangong-1". Anija kozmike u lëshua të martën nga kozmodromi Jiuquan në shkretëtirën e Gobit dhe më pas doli me sukses në orbitën e Tokës.

Moduli "Tiangong-1" u nxorr në orbitë në shtator të vitit 2011.