0Ndërkohë, nga radhët e qyteteve pretendente për zhvillimin e Ekspozitës Botërore në vitin 2020 është skualifikuar Tajlanda: Komisioni vlerësues ka arritur në konkluzionin se qeveria e këtij vendi nuk ofron garancitë e nevojshme për zhvillimin e një ekspozite të suksesshme në qytetin e Ayutthaya. Tani për pritjen e Expo 2020 pretendojnë Ekaterinburgu i Rusisë, Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sao Paulo i Brazilit dhe Izmiri i Turqisë.

Në lidhje me prezantimin në Paris të aplikimit rus për pritjen e Expo 2020 tregoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të Komitetit të Ofertës "Expo 2020", Arkadi Çernjeckij:

Si kaloi prezantimi i aplikimit tonë në Paris? Me çfarë u përpoqët ju të tërhiqni vëmendjen dhe të fitoni simpatinë e jurisë?

- Sigurisht nuk dua të tregohem njeri jomodest në këtë ras, por megjithatë mua dhe kolegëve të mi na u krijua përshtypja se këtë herë prezantimi i Rusisë ishte më i miri nga të gjithë ata që u paraqitën në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave. Këto ishin temat, të cilat janë vazhdimisht në fokus të vëmendjes sonë: intelekti global (angl. global mind), puna e studentëve dhe të diplomuarve tanë në arealin e vendeve në zhvillim, idetë e reja dhe teknologjitë e reja, që ata sjellin në këto shtete, sigurimi i komunikimit në mes të pjesëve të ndryshme të botës. Madje u prezantuan edhe disa klipe kushtuar Ekaterinburgut, mundësive dhe kapaciteteve të tij, bukurive të mahnitshme të rajonit të Uraleve, bukurive impresionuese të Rusisë në përgjithësi. Gjatë prezantimit pati dy momente kryesore. I pari - ky ishte mesazhi video i Presidentit Vladimir Putin, në të cilin ai argumentoi domosdoshmërinë e zhvillimit të Expo 2020 në Rusi, ndërsa më konkretisht në Ekaterinburg. Putin tregoi se Rusia që nga viti 1851 ka marrë pjesë në këto ekspozita, por nuk ka qenë kurrë një vend i zhvillimit të tyre, dhe se tani ka ardhur koha për të eliminuar këtë padrejtësi. Kurse momenti i dytë shkaktoi një reagim veçanërisht të bujshëm nga ana e të gjithë atyre që ishin të pranishëm në prezantim - ky ishte apeli i kozmonautëve rusë nga orbita, të cilët gjithashtu folën për Ekaterinburgun, mbi mundësitë e mëdha të vendit tonë.

0Komisioni i Inspektimit konfirmoi nivelin shumë të lartë të gatishmërisë si të vetë territorit - Ekaterinburgut, ashtu dhe shtetit për mbajtjen e Ekspozitës Ndërkombëtare. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Tajlanda nuk arriti të përfshihet në raundin e ardhshëm të konkurrencës vetëm për shkak se shteti nuk mundi të sigurojë garancitë e nevojshme për organizimin e këtij evenimenti të shkallës planetare. Ndërsa vendi ynë edhe në nivel rajonal, edhe në nivelin më të lartë qeveritar dha të gjitha garancitë e nevojshme për këtë. Sot Ekaterinburgu po rivalizon me konkurrentët e vet nga pozita krejtësisht të barabarta, dhe ne shpresojmë shumë se do të fitojmë.