Anija e pilotuar kozmike kineze "Shenzhou-10" arriti të ankorohej me sukses me modulin e ndodhur në orbitë "Tiangong-1".

Më 11 qershor nga kozmodromi Jiuquan, në shkretëtirën Gobi, me ndihmën e raketëmbajtëses "Chang Zheng-2F" startoi anija kozmike "Shenzhou-10". Në bordin e anijes ndodhen dy astronautë, respektivisht Nie Haisheng dhe Zhang Xiaoguang, si dhe një astronaute - Wang Yaping.