Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë më 13 qershor Qendrën e Tolerancës të hapur së fundmi në Moskë, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Kryetari i shtetit do të njihet me punën e departamentit të ri special të bibliotekës, i cili vepron si një degë e Bibliotekës Shtetërore Ruse. Në arkivën e saj janë transferuar librat e lashtë në hebraisht dhe dorëshkrimet e Bibliotekës së Schneerson-it.

Propozimin për ta vendosur koleksionin unikal të librave pikërisht në këtë kompleks Vladimir Putin e bëri më 19 shkurt të vitit 2013 në një takim të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare pranë Presidentit të Rusisë.