Më 12 qershor në të gjithë vendin festohet Dita e Rusisë - pikërisht në këtë ditë 23 vjet më parë u miratua Deklarata e sovranitetit shtetëror të Republikës Socialiste Federative Sovjetike të Rusisë. Një vit më vonë u mbajtën zgjedhjet e Presidentit të parë të vendit.

Galeria fotografike: Vendi feston Ditën e Rusisë

Sipas traditës në Ditën e Rusisë Presidenti rus u dorëzon çmime shtetërore shkencëtarëve dhe veprimtarëve të sferës së kulturës.

Gjithashtu në Moskë do të organizohet dita e dytë e Kongresit të Frontit Mbarëpopullor rus, në të cilin pritet prania e Presidentit rus Vladimir Putin.

Në kryeqytet do të zhvillohen aktivitetet festive tradicionale me rastin e kësaj feste - festivali i shtypit, gara e vrapuesve "Kilometri i Kremlinit" dhe festivali muzikor Maxidrom.