Në kompleksin turistik të skive malore "Roza Hutor", që shtrihet në rrethinat e fshatit Krasnaja Poljana në Soçi, në të cilin do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014, sot hapet sezoni i parë turistik veror. Teleferikët, që më parë ishin vetëm në dispozicion të skiatorëve dhe pjesëmarrësve të garave testuese para Lojrave Olimpike Dimërore, do të përdoren për zhvillimin e ekskursioneve deri më 15 shtator.

Banorët dhe vizitorët e Soçit do të kenë mundësi të shikojnë të parët shpatet malore, ku 6 muaj më vonë do të fillojnë garat olimpike. Ekskursioni nëpër vendet olimpike do të përfundojë me ngjitjen deri në sheshin panoramik që ndodhet në lartësinë më të madhe - stacioni "Roza Pik". Nga lartësia 2320 m mbi nivelin e detit ofrohet një pamje e plotë panoramike e Kreshtës së Madhe të vargmaleve të Kaukazit, Detit të Zi dhe maleve të Abhazisë.