Bashkimi Euroaziatik destinohet të luajë një rol kyç në politikën botërore, deklaroi sot Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Narrishkin, duke hapur "tryezën e rrumbullakët" në kuadër të Forumit ndërkombëtar "Perspektiva ekonomike euroaziatike" në Minsk.

Sipas fjalëve të Sergei Narrishkin, marrëdhëniet ndërkombëtare janë duke përjetuar aktualisht një periudhë tranzicioni, gjatë së cilës "do të vijë duke u formuar sistemi policentrik botëror, dominimi i Perëndimit do të dobësohet, do të rritet roli i Lindjes, në radhë të parë, i rajonit të Azi-Paqësorit".

"Për forcë të pozitës së vet gjeopolitike Bashkimi Euroaziatik mund të luajë një rol kyç në ekonominë globale - rolin e "hallkës ndërlidhëse" midis dy arealeve evropian dhe aziatik të zhvillimit", - theksoi Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë.