Në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, që po zhvillohet në Paris, u prezantua aplikimi i qytetit rus Ekaterinburg për pritjen e Expo 2020.

Në videomesazhin drejtuar anëtarëve të Asamblesë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi mbështetjen e plotë të aplikimit të Ekaterinburgut nga ana e qeverisë ruse, si dhe garantoi zbatimin e të gjitha kërkesave të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave.

Putin gjithashtu theksoi se vendet në zhvillim do të marrin mbështetje financiare për pjesëmarrjen e tyre në Expo 2020 në Ekaterinburg.